Telegrafi

Sulmi me thikë në Auckland – Zelanda e Re pritet të ashpërsojë ligjet anti-terroriste

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se do të forcojë ligjet anti-terroriste, pas sulmit me thikë të së premtes në Auckland, nga një burrë i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, burri, një shtetas i Sri Lankës, theri shtatë persona në një supermarket. Tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Sulmuesi, një mbështetës i njohur i Shtetit Islamik, u qëllua për vdekje nga policia.

Ai tani është identifikuar si Ahamed Aathil Mohamed Samsudeen, një 32-vjeçar, i cili mbërriti në Zelandën e Re në vitin 2011 dhe kërkoi statusin e refugjatit.

Ardern, e cila i përshkroi goditje me thikë si “një sulm terrorist”, tha se ajo priste që ndryshimet në legjislacionin kundër terrorizmit të vendit do të mbështeteshin nga parlamenti deri në fund të shtatorit. /Telegrafi/