Tre vetë kanë gjetur vdekjen dhe 16 të tjerë – kryesisht nxënës – janë plagosur pasi një burrë duke bërtitur ‘Unë do t’ju vras’ kreu një sulm në një stacion autobusi në Japoni.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri, rreth 50 vjeç, mbante nga një thikë në dy duart e tij dhe filloi të sulmonte njerëzit në stacionin pranë Noborito Parkut në qytetin Kawasaki.
Ai vrau dy njerëz para se ti merrte jetën vetes, kanë thënë autoritetet lokale.
Shumica e viktimave ishin nxënës, një zyrtar në zyrën e qytetit Kawasaki i tha Associated Press.
Ai tha se tre prej lëndimeve ishin serioze dhe 13 të tjerë nuk ishin kërcënuese për jetën.
Televizioni kombëtar NHK, duke cituar policinë, tha se i dyshuari vdiq pasi e preu veten në qafë. /Telegrafi/