Një njeri me thikë, i cili ishte i liruar nga kujdesi psikiatrik është qëlluar pas goditjes së një oficeri policie, duke thirrur “Allahu Akbar” në Bruksel këtë mëngjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi goditi jashtë stacionit qendror të policisë të kryeqytetit belg në orën 5.30, para se një koleg të hakmerrej me armë zjarri.
Po sipas mediave, dëshmitarët kanë thënë se e kishin dëgjuar të dyshuarin duke thënë ‘Allahu Akbar’ (Perëndia është më i madhi) – por policia ende nuk i ka konfirmuar këto pretendime.
Viktima, e cila u godit me thikë në qafë, u dërgua në spital me lëndime jo të rrezikshme, ndërsa sulmuesi, i cili u qëllua në gjoks, u plagos rëndë.
Sulmi u zhvillua në ditën e dytë të një vizite shtetërore në Belgjikë nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Më vonë sot, Macron është pritur të vizitonte rrethin e Molenbeek të Brukselit, shtëpia e xhihadistëve të ISIS të cilët kryen sulmet e Parisit në vitin 2015, nga i cili mbetën 130 të vdekur. /Telegrafi/