Site icon Telegrafi

Sulmoi me thikë klientin në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet E.Th., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet E.Th., me datë 01.02.2025 rreth orës 10:25 në Gjakovë Rr.“Yll Morina”, saktësisht në lokalin “E…”, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A.J.

Në ditën kritike i pandehuri në cilësi të pronarit të lokalit derisa ka qenë duke shërbyer klientët, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri me mjetë të mprehtë – thikë e sulmon të dëmtuarin duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit kryesisht rreth stomakut, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor.

Lexo po ashtu Vrasje në tentativë në Gjakovë, theret me thikë një person

“Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti ndodhi të shtunën rreth orës 10:00.

“Rr. Yll Morina, Gjakovë  01.02.2025-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. /Telegrafi/

Exit mobile version