Site icon Telegrafi

Sulmi me thikë, momenti kur policia futet në katedralen në Nice të Francës

Të paktën tre njerëz janë vrarë – dy prej të cilëve me prerje koke – dhe disa të tjerë janë goditur me thikë në një sulm terrorist me thikë në një katedrale në Nice të Francës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa po zhvillohej Mesha në bazilikën e Notre Dame – kisha më e madhe Katolike Romake në Nice.

Dy nga ata që u vranë vdiqën brenda kishës, raportuan mediat franceze, shkruan Daily Mail.

Policia shpejt rrethoi zonën, ku qëlloi dhe arrestoi sulmuesin, i cili është dërguar në spital.

Një burim policor tha se duket se ai po vepronte i vetëm.

Dy nga të vdekurit janë gra, një është burrë, thanë burime policore për mediat franceze.

Lexo po ashtu Një gruaje iu pre koka! Detaje të reja të sulmit me thikë në Nice të Francës

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, tha se një viktimë ishte ‘një roje kishash, aq e vlerësuar nga famullitarët’.

Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur rreth ngjarjes.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat ndër tjerash tregohet edhe futja e policisë në Katedrale. /Telegrafi/

Exit mobile version