Telegrafi

Sulmi terrorist në Stamboll u bë në dyvjetorin e shpalljes se shtetit të Kalifatit Islamik

Masakra e sotme në Turqi, që deri me tani ka lënë të vdekur 50 dhe rreth 160 të plagosur është bërë në dy vjetorin e deklarimit të Shtetit të Kalifatit Islamik të deklaruar nga ISIS.

Sulmuesit vetëvrasës kanë vrarë së paku 28 njerëz në Turqi pikërisht në dy vjetorin e shpalljes së Shtetit të Kalifatit Islamik.

Agjencia turke e lajmeve Dogan ka cituar burime të policisë që kanë thënë se “ISIS qëndron pas sulmit” të bërë në aeroportin Ataturk.

Megjithatë, zyrtar turq kanë thënë se është ende herët që të konfirmohet kjo lidhje kur janë pyetur nga agjencia e lajmeve.

Derisa ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtarë që ISIS e ka bërë këtë për të shënuar dy vjetorin e shpalljes se Kalifatit Islamik.

Një automatik, që është i preferuar i ushtarëve të ISIS është gjendur në dyshemenë e aeroportit.

Ajo që dihet është se më 28 qershor, ditën e parë të muajit të të Ramazanit të vitit 2014, Këshilli Shura i Shtetit Islamik të Irakut dhe al- Shamit vendosi që të kthej Kalifatin, një shtet që ishte mohuar më 1924.