Site icon Telegrafi

Sulmi terrorist në Stamboll, qeveria turke shpall një ditë zi kombëtare

Qeveria turke ka njoftuar se ka shpallur një ditë zi kombëtare për të ndarë dhimbjen, për ata të cilët humbën jetën në sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria thuhet se është shpallur një dit zie kombëtare për të ndarë dhimbjen me ata që humbën jetën në sulmin terrorist të shëmtuar në aeroportin Ataturk në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se flamuri i Turqisë në të gjithë vendin dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit do të ulet sot në gjysmë shtizë.

Exit mobile version