Site icon Telegrafi

Sulmi terrorist në Nice: Apelohet vendimi për shqiptaren që akuzohej se i shiti armët terroristit

Gruaja nga Elbasani e arrestuar në Francë nën dyshimin se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terrorist me 86 të vdekur në Nice, më 14 korrik 2016, u lirua nën mbikëqyrje gjyqësore. Enkelejda Zace, 43 vjeç, u lirua më 21 nëntor, por sipas medieve vendase, prokuroria pariziene ka apeluar vendimin.

Shqiptarja me nënshtetësi franceze u arrestua më 17 korrik 2017 në Nice, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeç, i cili ndodhet ende pas hekurave.

Sipas hetimeve, të dy shqiptarët akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunizianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori i masakrës: Konkretisht një pistoletë automatike dhe një kallashnikov.

Aktualisht tetë persona janë në paraburgim, si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terrorist, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS.

Mbrëmjen e 14 korrikut në Nice, ditë që përkon me festën kombëtare të Francën, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, nën drejtimin e një kamioni hyri mes turmës dhe qëlloi drejt njerëzve me armë zjarri para se të qëllohej për vdekje nga policia. Përveç 86 viktimave, dhjetëra persona u plagosën.

Exit mobile version