Site icon Telegrafi

Sulmi terrorist në Barcelonë, ambasada e Shqipërisë në Spanjë: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Pas sulmit në Barcelonë ku një furgon përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’ ka reaguar Ambasada shqiptare në Spanjë.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Sipas BW, Ambasada në Madrid njoftoi se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë në atentatin terrorist në Barcelonë.

Ndërkohë vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.

Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Exit mobile version