Site icon Telegrafi

Sulmi me të vrarë në Strasburg, i dyshuari tanimë ‘mund të ketë ikur nga Franca’ (Foto)

Një i armatosur i cili vrau dy njerëz në një sulm të dyshuar terrorist pranë një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg mund të ketë ikur nga Franca, sipas policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një kërkim është duke u zhvilluar për sulmuesin e armatosur, i cili gjithashtu ka plagosur 12 njerëz pranë një tregu të Krishtlindjeve në “Place Kleber” në qytet.

Sipas DailyStar, fillimisht supozohej për dy të vdekur, por më vonë është konfirmuar se bëhet fjalë për dy.

Policia ka identifikuar të dyshuarin 29 vjeçar, të lindur në Strasburg, Cherif Chekatt, dhe shtoi se ai ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Sulmuesi u arratis pas të shtënave, dhe policët thonë se ai mund të ketë lënë Francën deri tani.

Zëvendësministri i Brendshëm Laurent Nunez tha: “Kërkimi po vazhdon”.

I pyetur nëse i armatosuri mund të ketë lënë Francën, ai tha: “Kjo nuk mund të përjashtohet”.

Policia dhe ushtarët e armatosur u panë në disa vende në të gjithë qytetin në atë që përshkruhet si një “incident serioz i sigurisë publike”. /Telegrafi/

Exit mobile version