Një operacion i madh i sigurisë është duke vazhduar pranë muzeut të Louvre në Paris, pasi një burrë u përpoq të vriste me thikë një ushtarë, transmeton Telegrafi.
Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, tha se sulmi duket të jetë i natyrës terroriste.
Sipas policisë, ushtari thuhet të ketë shtënë pesë herë në drejtim të sulmuesit i cili është plagosur në stomak, shkruan TheGuardian.
Policia anti-terroriste janë duke e hetuar rastin. Sulmi ndodhi rreth orës 10:00, ndërkaq turistët që ishin brenda muzeut kanë deklauar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta./Telegrafi/