Site icon Telegrafi

Sulmi sot në Paris, momenti kur vizitorët mbahen të mbyllur brenda muzeut (Video)

Një burrë me një hanxhar në dorë dhe duke bërtitur “Allahu akbar” është qëlluar pasi kishte sulmuar një ushtar jashtë muzeut të Louvre në Paris, tha policia.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, forcat e sigurisë evakuuan një zonë rreth muzeut në qendër të Parisit, pasi një burrë u qëllua kur ai u tërhoq nga një armë dhe u përpoq për të sulmuar një patrullë të ushtrisë.

Pas kësaj, një ushtar francez hapi zjarr mbi të duke e plagosur, i cili thuhet se ishte duke u përpjekur për të hyrë në Carrousel du Louvre, një qendër nëntokësore tregtare nën muze.

Njeriu mbante dy qese, kur ai u ndal nga ushtarët që po patrullonin zonën si operacion, pjesë e sigurisë së vënë në vend, pas një valë të sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Francë.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet kur vizitorët u mbajtën brenda muzeut, të bllokuar, në momentin kur jashtë tij ndodhi incidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version