Telegrafi

Sulmi me sëpatë në Dusseldorf, një grua poston foton e djalit të saj të lënduar rëndë (Foto,+18)

Në një fotografi të postuar në Facebook shihet një djalë në gjendje të rëndë, siç duket i shtrirë në një nga spitalet e Gjermanisë.

Së paku sipas asaj që ka shkruar Claudia Letizia, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për djalin e saj Domeniko, i shtrirë në Kujdes Intensiv në një spital universitar.

Lexo po ashtu Sulmi me sëpatë në Dusseldorf, autori është nga Kosova!

“Atë e goditën në kokë nga prapa me një sëpatë. Ai kishte një operacion të gjatë… Kjo është e keqe dhe e pakuptueshme”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Pamje të rënda: Momentet pas sulmit me sëpatë në gjermani (Video,+18)

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se rreth nëntë veta janë lënduar pas një sulmi me sëpatë të ndodhur mbrëmë në një stacion të trenave në Dusseldorf.

Ndërkohë është raportuar se sulmuesi është një 36-vjeçar me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/