Telegrafi

Sulmi me sëpatë në Dusseldorf, autori është nga Kosova!

Personi i cili ka bërë sulmin me sëpatë mbrëmë në një stacion të trenave në Dusseldorf është Fatmir H., i cili sipas medieve të huaja po thuhet se është nga Kosova.

Autoritetet gjermane, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kanë bërë të ditur se shtatë veta janë lënduar pas një sulmi me sëpatë të ndodhur mbrëmë në një stacion të trenave në Dusseldorf.

Lexo po ashtu Pamje të rënda: Momentet pas sulmit me sëpatë në gjermani (Video,+18)

Policia ka gjetur edhe sëpatën e sulmuesit, duke sugjeruar së fundmi se bëhet fjalë për një sulm të bërë nga vetëm një person.

Pas inspektimit të policisë, stacioni hekurudhor në Dusseldorf është rihapur.

Ndërkohë, gjatë ditës mediat e huaja kanë shkruar se i dyshuari është gjithashtu i plagosur rëndë dhe gjendet në spital, duke mos dhënë detaje për ndonjë motiv të mundshëm të sulmit. /Telegrafi/