Telegrafi

Sulmi i një anije cisternë në brigjet e Iranit, publikohen imazhet dramatike (Foto/Video)

Një anije cisternë e madhe e naftës u shndërrua në një flakë zjarri pas një sulmi të dyshuar nga një raketë nënujore në brigjet e Iranit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një cisternë e dytë u tha të jetë shënjestruar nga një minë magnetike në një seri “dyshimesh” të shpërthimeve.

Lexo po ashtu Lindja e Mesme në alarm, një anije cisternë goditet nga një raketë në Gjirin e Omanit (Foto)

Anijet e mëdha – të identifikuara si anijet Front Altair dhe Kokuka – u evakuuan dhe sulmi i dyshuar nxiti një rritje të çmimeve të naftës së papërpunuar.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje nga bordi i Front Altair që tregojnë një zjarr të madh dhe tym të zi që del nga anët e anijes.

Bëhet e ditur se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Irani shpëtuan 44 marinarë nga cisternat e goditura.

Front Altair, e cila mbante naftë bruto, besohet të jetë goditur nga një raketë nënujore – dhe raportet në Iran pretendojnë se ajo më vonë u fundos. /Telegrafi/