Një anije cisternë e madhe e naftës u shndërrua në një flakë zjarri pas një sulmi të dyshuar nga një raketë nënujore në brigjet e Iranit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një cisternë e dytë u tha të jetë shënjestruar nga një minë magnetike në një seri “dyshimesh” të shpërthimeve.
Anijet e mëdha – të identifikuara si anijet Front Altair dhe Kokuka – u evakuuan dhe sulmi i dyshuar nxiti një rritje të çmimeve të naftës së papërpunuar.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje nga bordi i Front Altair që tregojnë një zjarr të madh dhe tym të zi që del nga anët e anijes.
Bëhet e ditur se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Irani shpëtuan 44 marinarë nga cisternat e goditura.
Front Altair, e cila mbante naftë bruto, besohet të jetë goditur nga një raketë nënujore – dhe raportet në Iran pretendojnë se ajo më vonë u fundos. /Telegrafi/