Site icon Telegrafi

Sulmi në zemër te të rinjtë është në rritje

Pavarësisht ngritjes së vetëdijes për faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut në sulmet e zemrës, një hulumtim i ri tregon se sulmet në zemër te të rinjtë dhe ata në mbipeshë është më i lartë se çdoherë më parë.

CBS News raporton se ky studim është bërë nga një klinikë në Cleveland. Studimi gjithashtu tregon se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës rrezikohen edhe nga tensioni i lartë dhe diabeti.

Dr. Samir Kapadia, kardiolog i kësaj klinike ka thënë se përkundër që është bërë një punë e madhe në trajtimin e sëmundjeve të zemrës duhet ende të punohet në këtë drejtim.

Doctor talking to her male patient at office

“Në tërësi, komuniteti mjekësorë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në përmirësimin e trajtimit të sëmundjeve të zemrës, por ky hulumtim tregon se duhet të bëjmë edhe më tepër në parandalimin e tyre. Është e rëndësishme që pacientëve t’iu tregojmë për rëndësinë e reduktimit të faktorëve që shtojnë rrezikun ndaj sulmeve në zemër, si humbja e mbipeshës, ushqimi i shëndetshëm, dieta e shëndetshme dhe të jesh aktiv fizikisht”, ka thënë ai.

Rreth 4 mijë pacientë të kësaj klinike gjatë viteve të ndryshme kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi, transmeton Koha.net. Për çdo vit ka pasur rritje te të rinjtë, ndërsa te njerëzit me mbipeshë është rritur për 40 për qind rreziku nga sulmet e zemrës.

Studimi i plotë do të prezantohen në 65 vjetorin e Sesionit Vjetor Shkencor në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version