Telegrafi

Sulmi në zemër më i rrezikshëm në mëngjes

Tensioni i gjakut është më i larti në mëngjes, ndërsa më i ulëti natën. Hormonet si kortizoli, i cili rrit nivelin e sheqerit në gjak, po kështu koncentrimin më të madh e ka në orët e hershme të mëngjesit.

Ata që kanë përjetuar infarkte ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe të paradites, kanë pasur dëmtime për pesë herë më të mëdha sesa ata që e kanë përjetuar më vonë, gjatë ditës. Profesionistët besojnë se kjo është pasojë e ndryshimit të tensionit të gjakut, të nivelit të hormoneve dhe të metabolizmit, që shfaqen në momentin e zgjimit nga gjumi. /Telegrafi/