Sulmet e zemrës ndodhin kur ndërpritet furnizimi me gjak në zemër ndërpritet papritmas
Shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës janë sëmundjet koronare të zemrës – sëmundje ku enët e gjakut që e furnizojnë zemrën me gjak bllokohen me depozita të kolesterolit.
Kjo ndodh kur niveli i kolesterolit, lloj i një substance yndyrore, është shumë i lartë.
Në mënyrë që të parandalohen sulme te zemrës, sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet tjera me shëndetin e zemrës, është shumë e rëndësishme që të mbahen të ulëta nivelet e kolesterolit.
Kjo mund të bëhet me ndërprerjen e konsumimit të ushqimeve që i rrisin nivelet e kolesterolit, siç janë ushqimet që përmbajnë yndyrë të ngopur, transmeton Telegrafi.
Pasi që kolesteroli gjendet në plot ushqime, siç janë vezët, mund t’ju duket sikurse ngrënia e vezëve vetëm sa jua rritë nivelet e kolesterolit në gjak.
Por, a është e këshillueshme të shmangni konsumimin e vezëve nëse keni kolesterol të lartë?
Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, përgjigja e thjeshtë është jo.
Kjo për shkak se ndonëse vezët përmbajnë kolesterol, ato kanë pak yndyrë të ngopur, dhe është yndyra e ngopur ajo që është shkaktare e kolesterolit të lartë.
Veç kësaj, vezët janë të pasura me shumë proteina, vitamina dhe minerale. /Telegrafi/