Telegrafi

Sulmi në Vjenë, shefi austriak kundër terrorizmit vetë-pezullohet nga puna

Zyrtarët austriakë kanë zbuluar dështime të reja të inteligjencës përpara vrasjes së katër personave në Vjenë, duke bërë që shefi i kundër-terrorizmi, Erich Zwettler, të vetë-tërhiqet nga pozita.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Zwettler u pezullua nga puna me kërkesën e tij, deklaroi policia.

Disa ditësh më parë u raportua se austriakët ishin informuar në muajin korrik për personin i cili shkaktoi sulmin në Vjenë.

I dyshuari i cili u qëllua për vdekje nga policia në natën e sulmit, ishte përpjekur të blinte municion në Sllovaki.

Tani, austriakët e kanë pranuar se personi i armatosur u takua me dy persona nga Gjermania, të cilët ishin nën vëzhgim.

Në zhvillimet e mëtejshme, një xhami dhe një shoqatë xhamie të frekuentuara nga 20 vjeçari u mbyllën së fundmi, gjë që sipas Ministres së Integrimit, Susanne Raab, kishin kontribuuar në radikalizmin e tij. /Telegrafi/