Policia e Austrisë është vënë në lëvizje për të kërkuar të dyshuarit e përfshirë në sulmin që ndodhi të hënën mbrëma ku mbetën të vdekur katër civilë dhe autori i sulmit.
Policia e Vjenës ka dhënë detaje lidhur me sulmin në qendër të kryeqytetit austriak.
Autoritetet austriake në një përgjigje për Klan Kosova thanë se lidhur me rastin janë arrestuar 14 persona.
“I vrarë është autori i sulmit. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar i lindur në Austri me prejardhje nga Maqedonia e Veriut”.
“Rreth orë 18:00 me datë 03 nëntor janë zhvilluar disa bastisje në disa qarqe të vendit ku janë arrestuar 14 persona”.
Në përgjigje tutje thuhet se Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës po i verifikon të arrestuarit dhe lidhjet e tyre me autorin e sulmit.
Klan Kosova ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy persona me nënshtetësi të Kosovës.