Telegrafi

Sulmi në Vjenë, Basha: Shqipëria solidarizohet me popullin dhe autoritetet austriake

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruan një mesazh ngushëllimi për autoritetet dhe popullin austriak.

Basha me anë të një shkrimi në Twitter, ka dënuar me forcë sulmin, ndërkohë që ka shprehur solidaritetin e tij.

“Dënoj me forcë sulmin terrorist kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria solidarizohet me popullin dhe autoritetet austriake”, shkruan Basha.

Nga sulmi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vjenë të Austrisë, të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë që raportohen edhe 15 të armatosur. /Telegrafi/