Telegrafi

Sulmi në Toronto: I veshur me të zeza dhe kapelë, momenti kur agresori hapi zjarr mbi turmën (Video)

Një person i vrarë duke mos përfshirë sulmuesin që më pas ka vrarë edhe veten, si dhe 13 të tjerë të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në Toronto, Kanada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 10:00 të mbrëmjes në Lagjen Greektown të Torontos.

Mediat gjithashtu kanë raportuar se viktimat e të shtënave po trajtohen për lëndimet e tyre, njëra prej të cilave, një vajzë thuhet të jetë në gjendje kritike.

Një dëshmitar i cili ishte afër skenës së krimit ka thënë se ai dëgjoi rreth 20 të shtëna, në mënyrë të përsëritur.

Ndërkohë në një video të publikuar në internet thuhet se shihet momenti kur sulmuesi – i veshur me të zeza dhe një kapelë – i afrohet një ndërtese në Toronto dhe fillon të qëllojë me armë ndaj turmës së njerëzve. /Telegrafi/