Pesë persona kanë humbur jetën në sulmin me kamion që ndodhi sot, të cilin raportohet se e kishte vjedhur dikush dhe me të i kishte shkelur këmbësorët në qendrën e Stokholmit, shkruan Daily Mail.
Policia suedeze ka bërë të ditur, se kamioni kishte shkelur një grup njerëzish pranë një qendre tregtare, transmeton Telegrafi.
Qindra persona që ishin prezent, filluan të ikin duke shpresuar se do të shpëtojnë në momentin që panë kamionin duke iu vërsulur këmbësorëve.
Raportohet se janë dëgjuar të shtëna armësh, derisa një person me maskë që sipas disa dëshmitarëve ishte shoferi është arrestuar nga policia. /Telegrafi/