Të paktën 12 persona janë vrarë dhe disa tjerë janë plagosur, gjatë të shtënave me armë që kanë ndodhur në ndërtesën e Parlamentit iranian, ku disa sulmues hapën zjarr ndaj pjesëtarëve të sigurimit, dhe pranë mauzoleut të Ajatullah Homeinit në jug të Teheranit. Sipas medieve lokaleve këto dy sulme janë të lidhura.
Siç raporton televizioni shtetëror iranian IRIB, një krizë e pengmarrjes ka ndodhur në Parlamentin e Teheranit, ku disa persona të armatosur janë futur brenda dhe kanë filluar të shtinë me armë, ku katër prej sulmuesve janë vrarë nga forcat e rendit, transmeton Telegrafi.
Organizata terroriste Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, edhe pse dyshohet se këto incidente kanë lidhje me kurdët me qëndrime ekstreme.
“Luftëtarët e ISIS-it kanë sulmuar edhe mauzoleun e Ajatollah Homeinit dhe Parlamentin iranian në Teheran”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Amak.
Organizata e ashtuquajtur Shteti Islamik ka njoftuar sot se sulmit i sotëm në Parlamentin iranian në Teheran është duke vazhduar. /Telegrafi/
🎥 فیلم/ التهاب در خیابان اطراف مجلس در #بهارستان، در پی تیراندازی افراد ناشناس pic.twitter.com/AhU0jXuyki
— خبرگزاری تسنیم 🇮🇷 (@Tasnimnews_Fa) June 7, 2017
📺 ورود نیروهای امنیتی به محوطه #مجلس pic.twitter.com/OzAjDHJNQJ
— خبرگزاری تسنیم 🇮🇷 (@Tasnimnews_Fa) June 7, 2017
📺 خیابان های اطراف #مجلس به محاصره نیروهای انتظامی و امنیتی درآمده است#تهران pic.twitter.com/zHKdD0TabM
— خبرگزاری تسنیم 🇮🇷 (@Tasnimnews_Fa) June 7, 2017
شنیده شدن صدای تيراندازي در اطراف #مجلس#تهران pic.twitter.com/F89gqWrBlr
— خبرگزاری تسنیم 🇮🇷 (@Tasnimnews_Fa) June 7, 2017
https://twitter.com/TerrorEvents/status/872399648065028096