I dyshuari për sulmin me kamion në Manhattan, Nju Jork është Sayfullo Saipov, me prejardhje nga Uzbekistani.
Si pasojë se aktit të tij kriminal, përcjell Telegrafi, gjetën vdekjen tetë persona dhe disa të tjerë u lënduan.
Saipov i lindur në shkurt 1988, besohet se ka jetuar në Ohajo, Florida dhe Nju Xhersi, që nga marrja e kartonit të gjelbër që i mundësoi atij të jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave në SHBA, Sayfullo Saipov u ka mbijetuar plagëve të marra nga plumbat, dhe hetuesit kanë pasur mundësinë të zbulojnë motivin e këtij sulmi pasi ai ka dalë nga një operacion.
Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje në të cilat shihet momenti menjëherë pas sulmit të realizuar nga ai, i cili përveç të viktimave goditi edhe një autobus shkollor. /Telegrafi/