Site icon Telegrafi

Sulmi në një shkollë të mesme në Florida – nga paniku, nxënësit ngrenë duart lart (Video)

Në një sulm nga një ish nxënës në një shkollë të mesme në Parkland, Florida kanë gjetur vdekjen 17 persona – dhe disa të tjerë të plagosur.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një të dyshuar, i akuzuar për kryerjen e sulmit, emri i të cilit është Nicolas Cruz, 19 vjeçar.

Pasi është arrestuar, ai është dërguar në paraburgim dhe pritet të gjykohet.

Në momentin kur ndodhi sulmi, disa nxënës ishin detyruar të fshihen nëpër klasa.

Dhe në një moment, kur reaguan ekipet e njësisë speciale SWAT duke u futur në njërën prej klasave, reagimi i nxënësve ka qenë prekës.

Ata nga paniku, i kanë ngritur duart lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version