Site icon Telegrafi

Sulmi në një ashensor në Graz të Austrisë, një boshnjak u gjet me një thikë në stomak

Një burrë me një thikë në stomakun e tij u gjet në një ashensor në një lagje banimi në Graz-Eggenberg, Austri – të martën pasdite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima është një qytetar 26 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina që banon në Austri dhe ende është e paqartë se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Policia supozon se motivi i sulmit është vjedhje.

Supozohet se autori i panjohur vrau me thikë një qytetar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe pastaj mori paratë dhe u arratis.

Viktima u transferua menjëherë në spitalin LKH Graz-West, raporton ORF.

Ndryshe nga skena e tmerrshme në vendngjarje, doli që 26-vjeçari pësoi vetëm plagë të lehta, u njoftua vonë natën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version