Site icon Telegrafi

Sulmi në New York, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin (Foto/Video)

Dëshmitarët e tmerruar kanë përshkruar momentin kur një kamion u përplas në një numër të çiklistëve në një rrugë për biçikleta duke vrarë të paktën tetë vetë gjatë një sulmi të dyshuar terrorist në Nju Jork.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një shofer në një kamion voziti përgjatë një rruge biçikletash në Manhatan përpara se të qëllohej nga policia dhe të merrej në paraburgim.

Janë publikuar pamje që tregojnë trupa të shpërndarë përgjatë rrugës pranë lumit Hudson me shenja të dukshme të gomave që thuhet të jenë të dukshme në dy nga viktimat.

Të gjitha këto ishin pasojë e një kamioni i cili ishte përfshirë në një aksident të ndarë pranë Qendrës Tregtare Botërore.

E njëri nga dëshmitarët, Tawhid Kabir, 20 vjeç, tha: “Mendova se ishte shaka e Halloween ose diçka e tillë”.

“E pashë armën dhe kuptova se ishte serioze”.

Ndërkaq John Williams, 22, kishte arritur në vendin e ngjarjes 30 sekonda pas sulmit.

Ai ka thënë se kishte dëgjuar deri në dhjetë të shtëna.

“Pjesa e përparme e kamionit ishte e dëmtuar dhe dilte tym prej saj”.

“Ai kishte dy armë. Po vraponte dhe dikush filloi ti vihej mbrapa”. /Telegrafi/

Exit mobile version