Telegrafi

Sulmi në Münster nuk kishte lidhje me islamin – Ishte i sëmurë mental

Së paku katër vetë kanë vdekur dhe 30 të plagosur pasi një automjet, që thuhet të jetë një furgon, u përplas në një turmë jashtë një restoranti në Münster, Gjermaninë perëndimore.

Zëdhënësi i Policisë, u ka thënë gazetarëve se shoferi i makinës e ka vrarë vetën, pas përplasjes me turmën.

Sipas BILD-it, sulmuesi është gjermani Jens R, 48 vjeçar.

Mësohet se sulmuesi nuk kishte të kaluar kriminale, por dyshohet se ka qenë i sëmurë mental.

“Aktualisht nuk ka asgjë që do ta lidhte rastin me islamizmin”,  ka thënë zëdhënësi i Policisë, Andreas Bode.

Ndërkaq duhet kujtuar, në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut në turmën e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 veta. /Telegrafi/