Mbi 50 të plagosur rëndë dhe për më keq edhe rreth 12 të vdekur është bilanci i sulmit të ditës së hënë në metronë e Shën Petersburgut në Rusi.
Ky sulm, përcjell Telegrafi, i cili nga autoritetet ruse është cilësuar si sulm terrorist, ka ndodhur në trenin që po lëvizte nga Sennay Ploshchad dhe Sadovaya.
Mediat e huaja kanë raportuar se bëhet fjalë për një shpërthim i ardhur pasi një burrë kishte vendosur një çantë, derisa treni ishte në lëvizje.
Gjatë ditës së djeshme, ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili kishte thënë se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë video të cilat thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/UrgentNews5/status/849042884087214080
https://twitter.com/GaltsGultch/status/849033014072012800