Haradinaj tha se Kosova është pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike dhe se lutjet janë me Gjermaninë.
“Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike për ta. Lutjet e mia janë për të gjithë të prekurit nga ky sulm makabër. Lutemi për Gjermaninë”, shkroi Haradinaj.
Policia gjermane ka bërë të ditur se i dyshuari për sulmin në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë është nga Arabia.
Sulmi ndodhi rreth orës 19:00, ku i dyshuari hyri me veturë brenda tregut të Krishtlindjeve, ku deri më tani janë raportuar 11 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur. /Telegrafi/