Policia e cila po heton sulmin terrorist të së shtunës në Londër, thotë se tashmë e di identitetin e tre sulmuesve që vranë shtatë persona dhe plagosën 48 të tjerë.
Policia Metropolitane tha se emrat e tyre do të bëhen publik sa më shpejt që të jetë e mundur.
Një kamion goditi këmbësorët në London Bridge të shtunën, derisa sulmuesit therën me thikë një numër njerëzish në Borough Market. Ata u vranë nga policia.
I ashtuquajturi grup Shtetëror Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Policia tha të hënën në mëngjes se zyrtarët po kërkonin dy adresa në lindje të Londrës – një në Newham dhe një tjetër në Barking, sipas BBC.
Scotland Yard shtoi se një numër i njerëzve ishin ndaluar në lidhje me sulmin.
Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Barking pas bastisjeve në një banesë që besohet të jetë shtëpia e njërit prej sulmuesve. Një 55-vjeçar është liruar me procedurë të rregullt, transmeton Kp.