Telegrafi

Sulmi në Londër, momenti i arrestimit të agresorit (Video)

Ky është momenti i arrestimit të personit, i cili një ditë më parë hyri me furgon mes turmës së besimtarëve myslimanë në afërsi të një xhamie në Londër.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Seven Sisters Road’.

Thuhet se rreth 11 burra myslimanë janë plagosur dhe një person ka humbur jetën në Xhaminë e famshme të Finsbury Park, pasi një person me furgon u fut në mes të turmës, pak pas mesnatës.

Sipas policisë ai është 47-vjeçari, Darren Osborne.

“Kur personi doli nga mikrobusi e u përpoq të largohej, gjatë të gjithë kohës thoshte: dua të vras myslimanë! E qëllova në bark, pastaj erdhën edhe djem të tjerë. E mbërthyem në tokë dhe e mbajtëm aty pa lëvizur, derisa erdhi policia”, tha Khalid, dëshmitar okular.

Për këtë ngjarje reagoi dhe kryeministrja Theresa May, e cila shprehet se, “Ky është një incident i tmerrshëm. Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë lënduar, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”.