Telegrafi

Sulmi në Las Vegas: Një taksist ka filmuar momentin e tmerrshëm kur njerëzit tentonin të “shpëtonin kokat e tyre” (Video)

Një shofer taksie në Las Vegas ka regjistruar momentin e tmerrshëm kur njerëz të shumtë ishin afruar veturës së tij, ndërsa përpiqeshin të iknin nga rreziku i vrasjes, në natën e sulmit në Las Vegas.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, papritmas, një burrë që mbante një grua ndalon taksinë dhe futet brenda duke bërtitur: ‘Këmba e thyer, këmba e thyer! Le të shkojmë!’

Lexo po ashtu Ishin dy njerëz që qëlluan me armë? Të tjera teori konspirative rreth sulmit në Las Vegas! (Foto/Video)

Një vajzë mund të dëgjohet duke bërtitur “shkojmë, shkojmë” dhe “mbyllni derën!”.

Dhe burri shton: “Të lutem vozit sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Më pas ata vazhdojnë të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur. Një vajzë thotë se pa ‘mijëra’ të vdekur. Të gjithë janë në një gjendje paniku.

Stephen Paddock vrau 59 dhe plagosi më shumë se 520 të tjerë kur shtiu me armë në drejtim të një turme në një festival në Las Vegas. /Telegrafi/