Sulmuesit vetëvrasës kanë vënë cak kryeqytetin e Ugandës, Kampala, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënduar më shumë se 30 të tjerë, thotë policia.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tre sulmues me motoçikleta hodhën vetën në erë pranë parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.
Numri i të vdekurve për shkak të rastit në fjalë ka gjasa të rritet; shpërthimet kanë lënë pjesë të trupit të shpërndara në rrugë.
Zyrtarët janë duke fajësuar këto sulme, Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup i armatosur me bazë në Kongo.
Sulmet erdhën brenda tre minutave nga njëra-tjetra. Më shumë bomba janë gjetur në pjesë të tjera të qytetit.
“Kërcënimet për bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë Fred Enanga. /Telegrafi/
BREAKING : Multiple explosions in uganda pic.twitter.com/emoqaVG69t
— james Anyona (@jimlik) November 16, 2021