Telegrafi

Sulmi në Keni, pjesëtari i forcave speciale SAS besohet se ndihmoi në shpëtimin e civilëve (Video)

Një pjesëtar i forcave speciale britanike të njohura si SAS, besohet se ishte përfshirë në luftimet për të neutralizuar terroristët që kryen sulmin brutal në një hotel luksoz në Keni, ku humbën jetën 14 persona.

Fotografitë nga skena e djeshme (e hënë), shfaq një burrë të veshur me xhinse duke u futur në ndërtesë për të shpëtuar civilët, transmeton Telegrafi.

Sulmi terrorist që e krye nga katër persona të armatosur në Nairobi, la të vdekur 14 persona, përfshirë këtu qytetarin britanik dhe atë amerikan.

Burri me maskë raportohet se kishte shkuar në Nairobi për të trajnuar forcat speciale të Kenisë, kur nga forcat lokale iu kërkua ndihmë.

“Ai ishte atje për të trajnuar dhe monitoruar forcat keniane, kur ndodhi sulmi”, ka deklaruar një burim për The Sun. /Telegrafi/