Telegrafi

Sulmi në Francë, më shumë se 50 fëmijë në spital

Më shumë se 50 fëmijë janë pranuar në spitalin Lenval në Nicë gjatë natës së mbrëmshme, si pasojë e sulmit, në të cilën humbën jetën 84 persona.

Lexo po ashtu Ai nuk pranoi t'i ndalonte policisë: Shihni si nisi sulmi terrorist në Nice (Video)

Sipas gazetës franceze Nice-Matin, 54 fëmijë janë pranuar në këtë spital vetëm gjatë natës së mbrëmshme.

Nga raportimet e deritashme, disa fëmijë janë raportuar të vdekur nga sulmi në Nice, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.