Telegrafi

Sulmi në Dallas: Njëri nga të dyshuarit vret veten (Foto/Video)

I dyshuari i katërt i sulmit në Dallas, nga i cili sulm u vranë pesë policë dhe disa të tjerë u lënduan, thuhet se ka qëlluar veten gjatë një “përballje” me policinë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën pesë oficerë policie janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave fatale, të cilat thuhet se kishin ardhur nga snajperë.

I dyshuari i cili ishte fshehur në një garazh parkimi në Dallas, ka vdekur nga “plagët e vetë-shkaktuara me armë zjarri”, ka shkruar Fox News në Twitter.

Më herët, autoritetet policore kishin thënë se të dyshuarit kishin kërcënuar se kishin “mbjellë” bomba në qendër të zonës së Dallas. /Telegrafi/