Site icon Telegrafi

Sulmi në Burkina Faso – raportohet për të paktën 130 persona të vrarë

Disa burra të armatosur kanë vrarë mbi 132 njerëz në një sulmi ndaj një fshati në veri të Burkina Faso, sulmi më i keq i vendit në vitet e fundit, thotë qeveria.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, si rrjedhojë e këtij sulmi u dogjën shtëpitë dhe tregu lokal.

Asnjë grup nuk është deklaruar se ishte prapa dhunës, por sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend, veçanërisht në rajonet kufitare.

Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se ishte i “indinjuar” nga incidenti.

Antonio Guterres “dënon sulmin e neveritshëm dhe nënvizon nevojën urgjente që bashkësia ndërkombëtare të dyfishojë mbështetjen për vendet anëtare në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, ka deklaruar zëdhënësi i tij.

Lidhur me sulmin në fjalë, presidenti vendas, Roche Kabore, ka shpallur tre ditë zie kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version