Site icon Telegrafi

Sulmi në Bruksel synonte shkatërrimin e provave në laborator

Një zjarr që kaploi laboratorët e krimit në Bruksel, është bërë me qëllim të shkatërrimit të provave mjekësore dhe ligjore që gjendeshin aty, bëjnë të ditur nga Prokuroria.

Zëdhënësja e Prokurorisë në Bruksel tha për AP, se qëllim i zjarrit kishte qenë shkatërrimi i disa fotografive.

Zjarri kishte ndodhur, pas përplasjes së një makine, e cila dërgoi tek një shpërthim dhe zjarr i madh, transmeton KosovaPress.

Është raportuar për një shpërthim të madh, por Policia nuk mund të konfirmoi se bomba ka shpërthyer.

Nuk ka pasur viktima nga zjarri njoftojnë mediat belge, ndërsa akoma nuk dihet asgjë për autorët, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Niveli i rrezikshmërisë nga sulmet terroriste në Bruksel, vazhdon të jetë akoma i lartë, që pas sulmit në aeroport dhe në Metro, ku ishin vrarë 32 njerëz në muajin mars.

Exit mobile version