Shpërthimi në jug të Barcelonës që shkatërroi një shtëpi të të mbushur me rreth 20 bombola gazi sipas policisë spanjolle ishte i lidhur me sulmin tjetër terrorist në Barcelonë.
Një shpërthim i dytë ndodhi pasi shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, duke plagosur gjashtë oficerë policie dhe dy zjarrfikës, ndërsa ata po kërkonin mes rrënojave, transmeton Klan Kosova.
Një burim i policisë tha se besohet se banorët në shtëpi po përgatitnin mjete shpërthyese duke përdorur cilindra gazi.
Gjithashtu zyrtarët thonë se është e mundur që një person i dytë të ketë vdekur pasi hetuesit ende po gjejnë mbetje njerëzore.