Telegrafi

Sulmi në Aleppo terrorist e qyqar

Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar Ja’afari e ka dënuar sulmin, duke e quajtur një “akt terrorist qyqar”, raportojnë mediat.

Nuk dihet se si u shkaktua shpërthimi, ndërkaq qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra-tjetrën.

OKB thotë se rreth 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë revoltës gati dyvjeçare kundër presidentit sirian Bashar Assad. /Telegrafi/