Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se referuar rastit të djeshëm, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
“Përkundër ftesave që policia i ka dërguar i njëjti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t’ iu shmangur arrestit policor”.
“Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij”.
“Për çdo informacion na kontaktoni në nr 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/