Telegrafi

Të shtëna me armë ndaj Top Channel, eksperti i krimeve nxjerr foton: Ky 5 lekësh ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i Pal Kolës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një reagim për sulmin me armë zjarri ndaj godinës së Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Në një postim në Facebook, Karamuço ka ndarë një foto ku tregon një 5 lekësh. Eksperti i kriminalistikës shkruan se monedha do të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel, si e fundit që mbante në xhep roja që mbeti i vrarë.

Lexo po ashtu Pal Kola, është roja i Top Channel që u vra nga të shtënat me armë – raportohet se është gjetur edhe një veturë e djegur që dyshohet se u përket autorëve

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.

Lexo po ashtu Ngjarja e rëndë në Top Channel, vijnë reagimet nga krerët e shtetit

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Në Golem të Kavajës është gjetur i djegur një mjet tip “Range Rover” dhe në brendësi dy armë tip kallashnikov. /Telegrafi/