Kërcënimi i një personi se do ta sulmojë me dy raketa ndërtesën qeveritare, duhet të merret seriozisht dhe të hulumtohet, vlerësojnë një pjesë e ekspertëve të sigurisë. Sipas ish kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, Lubomir Gjurçevski fakti që personi ka pohuar se është i provokuar nga sistemi i shtetit, është tregues se për shkak të shtyrjes së krizës politike edhe në të ardhmen mund të priten kërcënime të tilla të cilat nuk duhet të injorohen.
Ajo që ndodhi dje tek ne me paralajmërimit dhe të gjitha ato informacione të publikuara deri më tani se bëhet fjalë për person i cili ka qenë i dehur, por edhe shkak i dehjes së tij nga ana tjetër, lidhet me gjendjen e caktuar politike dhe sociale në shtet, e cila shkakton momenti afekti tek qytetarët. pikërisht shkaku i kësaj, mundësia dhe rreziku që në një gjendje të tillë të kryhet një vepër e tmerrshme nuk përjashtohet”, tha për Alsat-M Lubomir Gjurçevski , ekspert i sigurisë.
Për këtë rast reagoi edhe Ambasada Amerikane.
“Ambasada amerikane në Shkup i paralajmëron qytetarët të shmangin lëvizjet në afërsi të objektit të Qeverisë së Maqedonisë, që gjendet në bulevardin Ilinden. Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se ekzistojnë mundësi për incidente në këtë zonë”, thuhet në kumtesën e Ambasadës Amerikane./Telegrafi/