Site icon Telegrafi

Sulmi ndaj Gjykatës në Venezuelë, publikohet deklarata e një polici ku bënë thirrje për ndëshkimin e “qeverisë kriminale” (Video)

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar nga granatat e lëshuara nga një helikopter, që presidenti Nicolas Maduro, e cilësoi si “sulm terrorist”.

Lidhur me këtë gjatë një fjalimi nga pallati presidencial, presidenti Maduro tha se helikopteri kishte fluturuar mi Gjykatën e Lartë e gjithashtu edhe mbi ministrinë e Drejtësisë dhe ministrinë e Brendshme, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët thanë se katër granata u hodhën në gjykatë, por nuk është raportuar për viktima. Njëra nga granatat fatmirësisht nuk ka arritur të shpërthente.

Lexo po ashtu Sulmohet me helikopter Gjykata e Lartë në Venezuelë

Ndërkaq një polic i cili ka identifikuar veten si Oscar Perez në një deklaratë të tij të postuar në Instagram ku shihet i rrethuar me njerëz të maskuar në uniformë, u ka bërë thirrje venezuelianëve për të kundërshtuar “tiraninë”, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi një koalicion i punonjësve ushtarakë, policë dhe civilë të cilët janë kundër kësaj qeverie kriminale”, tha ai.

Polici tutje në video thotë se nuk i përkasin asnjë tendence politike apo partie.

“Ne jemi nacionalistë, patriotë dhe insitituconalistë”, shprehet ai.

Ai tha se “lufta” nuk ishte kundër forcave të sigurisë, por “kundër” mosndëshkimit të kësaj qeverie.

Ende nuk është bërë e ditur nëse zyrtarisht ky person qëndron prapa sulmit ndaj Gjykatës së Lartë, dhe se sa shumë mbështetje ka. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oTpFIysvJ7I

Exit mobile version