Pas incidentit të mbrëmshëm të protestës së ”Nisma për një Maqedoni të përbashkët”, ku u sulmuan gazetarët e A1on, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ka kërkuar takim me ministrin e punëve të brendshme, Agim Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi është paraparë të mbahet në ora 10:30. Incidenti ka ndodhur në fund të protestës, në afërsi të Porta Maqedonia, kur pas shpine u sulmuan gazetarët Vllatko Zhellçeski dhe Aleksandar Todevski.
A1on ka njoftuar se do të përgaditë padi penale për sulmuesit e gazetarëve./Telegrafi/