Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Gert Shehun për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Shehu goditi liderin e Partisë Demokratike gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, kur po zhvillohej edhe Samiti i liderëve të BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor.
31-vjeçari Gert Shehu u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.
Shehu sipas mjekut të tij kurues, psikiatrit Sadik Lala, ka vite që trajtohet për probleme mendore, ndërkohë që për liderin e PD-së Berisha ai është një informator i policisë kriminale. /Telegrafi/