Mesfushori i Real Madrid, Fede Valverde, mund të humbasë deri në 12 ndeshje pasi sulmoi mesfushorin e Villarrealit, Alex Baena, pas përplasjes së tyre në La Liga në fillim të këtij muaji.
Uruguaiani – i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos gjatë sezonit 2022/23 – u përplas me mesfushorin e Nëndetëses së Verdhë, pas humbjes 3-2 të Madridit në Santiago Bernabeu në fillim të këtij muaji.
Është raportuar se mesfushori e priti lojtarin e Villarrealit në parkingun e makinave pas ndeshjes, pasi u pretendua se Baena bëri komente nënçmuese për fëmijën e palindur të Valverdes gjatë përplasjes së tyre në Kupën e Mbretit në janar.
Relevo raporton se mesfushori uruguaian do të humbasë nga katër deri në 12 ndeshje për sulmin e tij ndaj Baenas, por nuk besohet se dënimi do të jepet menjëherë.
Mendohet se një vendim përfundimtar për kohëzgjatjen e ndalimit do të merret pas rreth gjashtë javësh, që do të thotë se Valverde do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje në finalen e Kupës së Mbretit, e cila është planifikuar të zhvillohet më 6 maj. /Telegrafi/
Antiviolencia traslada el expediente de la agresión de Fede Valverde a Competición.
📌La sanción al uruguayo puede oscilar entre cuatro y doce partidos.
📌 La resolución se conocerá en un periodo de un mes y medio. pic.twitter.com/mojyxRTt2r
— Relevo (@relevo) April 17, 2023